
Policia ka arrestuar rojen e sigurisë në filalin e bankës OTP në Tiranë për grabitjen e ndodhur ditën e djeshme. Dyshohet se në momentin e grabitjes, ai nuk ka vepruar.
Paratë iu morën një qytetareje e cila kishte shkuar për t’i depozituar në bankë. Dyshohet se shuma e parave të grabitura ka qenë 10 mijë paund.
Ende nuk ka asnjë gjurmë të autorit i cili u largua me motor, ndërsa dyshohet se grabitjen e kreu duke mbajtur në dorë një pistoletë lodër. Versus.al

