AKTUALITET /

Gruaja e biznesmenit të vrarë në Tepelenë: Edoardo dhe Gazmendi duheshin si vëllezër, i thoshte 'vdeksha' për ty!

Ky reagim i saj vjen pasi disa media dhe ish-kryeministri Sali Berisha, aluduan në momentet e para të ngjarjes se biznesmeni 44 vjeçar ishte vrarë nga djali i nipit të Gramoz Ruçit, me të cilin ishte për gjah.

Shkruar nga Versus
Gruaja e biznesmenit të vrarë në Tepelenë: Edoardo dhe
Edoardo Sarchi/ Gazmend Braçi/ Vendi ku u vra biznesmeni

Majlinda Taga, gruaja e biznesmenit italian që u vra tre ditë më parë në fshatin Salari të Tepelenës, është shprehur se Edoardo Sarchi dhe Gazmend Braçi kishin marrëdhënie miqësore shumë të fortë dhe duheshin si vëllezër.

Ky reagim i saj vjen pasi disa media dhe ish-kryeministri Sali Berisha, aluduan në momentet e para të ngjarjes se biznesmeni 44 vjeçar ishte vrarë nga djali i nipit të Gramoz Ruçit, me të cilin ishte për gjah.

“E përbaltën figurën e tij, na shkatërruan, na vranë për së qindti herë. Një njeri si Edoardo nuk lind për së dyti, kush e njeh e di", është shprehur gruaja e Sarchit për Report Tv.

Sipas Tagës, Edoardo dhe Gazmendi duheshin si vëllezër dhe prej dy vitesh qëkur Braçi kishte hapur bujtinë në Salari, ata ishin vizitorë të përjavshëm. E veja e biznesmenit italian ka thënë se është shumë e vështirë të mendojë se në rrugët që kalonin me fëmijët, u vra Edoardo.

“Gazmend Braçin e kishte si vëllain e vet, e donte si vëlla. Madje kishte mësuar dhe shqip dhe i thoshte “Vdeksha për ty". Prej 2 vitesh kur është bërë bujtina e Gazmend Braçit në Salari, ku rrimë të gjithë familjarisht, shkojmë çdo fundjavë me miqtë, me shokë, me fëmijët. Është e vështirë për mua të mendoj se në ato rrugë ku kemi kaluar me fëmijët tanë kanë vrarë Edoardon”, rrëfen ajo.

Gruaja nga Fushë Kruja që ishte martuar me 44 vjeçarin italianë dhe kishin dhe fëmijë, nuk e kishin ndeshur ndonjëherë në rrugë autorin e vrasjes Kamber Sulçaj, por kur kanë pyetur banorët e zonës pas ngjarjes, ata u kanë treguar se çfarë personazhi ishte ai.

"Për personin e dyshuar, kemi pyetur banorë të zonës, dhe na kanë treguar se është problematik, psiqik. Edhe persona të tjerë në zonë që kanë rastisur me të kanë bërë llafe", tregon ajo për Report Tv.

“Në fillim me të është përballur vetëm Gazmend Braçi, ku ka nisur një debat që ai nuk e ka vlerësuar fillimisht që do arrinte deri në përdorimin e armës, për dritat e gjata të makinës. Nuk I ka dhënë rëndësi, dava pijaneci ka thënë. Më pas ka shkuar dhe Sarchi”.

Majlinda Taga ka treguar gjithashtu se në momentin kur është bërë telefonata në polici për ndihmë, ende dëgjoheshin të shtënat e armës nga i dyshuari.

Poll