
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se nga data 2 deri më 16 qershor 2025 do të jenë të hapura aplikimet për programin “Mësues për Shqipërinë” përmes platformës zyrtare e-Albania.
Ky program është një mundësi e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në sistemin arsimor dhe të angazhohen në profesionin e mësuesit.
Për kandidatët që kanë dhënë provimin e licencës në muajin maj 2025 ose janë aktualisht në proces licencimi, është caktuar një afat i veçantë aplikimi – nga 13 deri më 23 qershor.
Programi synon të nxisë përfshirjen e profesionistëve të rinj në mësimdhënie dhe të përmirësojë cilësinë e arsimit në vend.
Për më shumë informacion rreth procedurës së aplikimit dhe kritereve të pranimit, qytetarët mund të vizitojnë platformën e-Albania. Versus.al







