
Një oficer i Policisë Gjyqësore në Sarandë është arrestuar me urdhër të AMP pasi dyshohet se ishte përfshirë në korrupsion pasiv.
Prokuroria njofton se bëhet fjalë për policin gjyqësor E.R i cili po hetonte lidhur me një rast të shitjes së drogës nga K.D dhe A.Z të cilët u kapën me disa doza kanabisi në makinë.
“Gjatë hetimit të këtij rasti, lindën dyshime per përfshirje në veprimtari të kundraligjshme nga oficeri i policisë gjyqësore, që po hetonte rastin në fjalë, shtetasi E.R”- thuhet në njoftim duke shtuar se E.R po hetonet për veprën penale te “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” prashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal. Versus.al

