AKTUALITET /

Hynë në uzinën e armëve në Gramsh, gjykata kthen për plotësim dosjen e dy rusëve dhe ukrainasit

Gjykata i ka lënë 1 muaj kohë prokurorit për të plotësuar hetimet në dosjen ndaj dy rusëve dhe ukrainasit.

Shkruar nga Versus
Hynë në uzinën e armëve në Gramsh, gjykata kthen
Dy shtetasit rusë, Svetlana Timofoeva dhe Mikhail Zorin, dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviq. Gjykata e Elbasanit, 24 gusht 2022

Elbasan- Gjykata i ktheu për plotësim hetimesh prokurorisë, dosjen e dy rusëve dhe një ukrainasi, të cilët u kapën në uzinën e armëve në Gramsh, pas përplasjes me rojet ushtarakë.

Vendimi u mor tre ditë me parë në seancën paraprake gjyqsore, ku organit akuzues iu la afat kohorë deri ne fund te muajit maj.

Prokurori Kreshnik Ajazi po heton tre shtetasit e huaj për kryer veprat penale “Sigurimi i informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloji tjetër, me qëllim që t’i jepen një fuqie të huaj,” i parashikuar nga neni 214 i Kodit Penal, “mbajtje pa leje të armëve të ftohta” dhe “kundështim me forcë të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”.

Svetlana Timofeeva, Mikahil Zorin të moshave 34 dhe 23 vejç dy shtetas rusë si dhe Fedir Alpatov 24 vjeç ukrainas, u arrestuan në datë 20 gusht të vitit 2022 pas nje incidenti që u shënua brenda rrethimit të ish uzinës së armëve në Gramsh.

Pasi u arrestuan ata thanë se janë blogerë të apasnionuar pas godinave të braktisura dhe objekteve ushtake për këtë arsye vizituan uzinën në Gramsh, duke mohuar të jenë spinunë.

Prokuroria ngriti dyshimet për spiunash me pretendimin se të tre ata kishin ardhur në vendin tonë për të mbledhur informacione ushtarake dhe strategjike të sigurisë kombëtare.

Tre të huajt po hetohen nga organi i akuzës pa masë sigurie. Versus.al

Poll