AKTUALITET /

I arrestuar prej tetorit 2024, Ilir Meta dorëzon sërish kërkesë në Apel për lirim nga burgu

Shkruar nga Versus

I arrestuar prej tetorit 2024, Ilir Meta dorëzon sërish

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ankimuar në apelin e GJKKO masën e sigurisë “arrest me burg”. Seanca pritet të mbahet më 30 janar në orën 10:30 ndërsa një tjetër seancë do të mbahet në orën 11:00 për afatet e paraburgimit.

Ish-presidenti mbahet i paraburgosur që prej 21 tetorit 2024 kur u arrestua në hyrje të Tiranës. Më 28 korrik, Prokuroria e Posaçme (SPAK) mbylli hetimet, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit. Hetimi përfshin tre çështje të bashkuara në një dosje për aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror.

Si Meta ashtu edhe Kryemadhi akuzohen secili për tre vepra penale, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Gjithashtu Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, të kryer në bashkëpunim, ndërsa Fatime Kryemadhi për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun. Versus.al

Poll