AKTUALITET /

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim me call-center, SPAK sekuestron 1.2 mln euro pasuri të 42 vjeçarit (EMRI)

Nëpërmjet mashtrimit me call center për të investuar në bursa fiktive, Kasmi akuzohet se ka përfituar 7 milionë euro nga shtetasit gjermanë.

Shkruar nga Versus

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim me call-center, SPAK sekuestron

Tiranë- Me urdhër të SPAK, policia ka sekuestruar 4 pasuri të paluajtshme të Erjon Kasmit, 42 vjeçarit të dënuar me 7 vite e 4 muaj burg për mashtrim kompjuterik. 

Pasuritë e sekuestruara nga SPAK kapin vlerën e 1.2 milionë eurove, ndërsa renditen si më poshtë: 

1 aparament, 2 vendparkime për automjete dhe 1 subjekt tregtar. Këto pasuri dyshohet se rrjetin nga veprimtaria kriminale e mashtrimit nëpërmjet call center. Kasmi së bashku me disa persona të tjerë të arrestuar vitin e kaluar, akuzohen se kanë mashtruar shtetasit gjermanë për të investuar në bursa fiktive. 

Shuma e mashtrimit shkon deri në 7 milionë euro, ndërsa në prill të vitit të kaluar SPAK në pretencën e dhënë, këroi që Kasmi të dënohej me 9 vite burg. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: