
Rinas- Është realizuar sot operacioni i ekstradimit të Gjovalin Lesit nga Italia, 56 vjeçarit të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e motrës dhe bashkëshortit të saj.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 1997 në zonën e Rubikut pas një konflikti për motive të dobëta. Lesi ka qëlluar me kallashnikov ndaj motrës dhe kunatit të tij duke i lënë të dy të vdekur.
Një vit më vonë, në 1998-ën gjykata e Mirditës e dënoi atë me burgim të përjetshëm nën akuzë për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Lesi kaloi 27 vite në arrati dhe u arrestua vetëm në prill të vitit të kaluar nga autoritetet italiane. Mbrëmë është bërë i mundur ekstradimi i tij drejt vendit tonë ku do të vuajë dënimin e caktuar në mungesë. Versus.al








