Shkodër- Një çift irlandez ka dorëzuar në polici shumën prej 41.400 eurosh.
Irlandezi K.S 42 vjeç dhe gruaja e tij K.K kanë deklaruar se e kanë gjetur shumën e majme më 16 mars pranë një supermarket në lagjen e plazhit në Durrës.
Veprimet e mëtejshme do t’i kryejë komisariati i Durrësit për zbardhjen e plotë të rastit dhe gjetjen e pronarit të shumës së madhe monetare.
“Shtetasi K. S., 42 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, shtetasja K. K., kanë deklaruar se shumën prej 41 400 eurosh e kanë gjetur më datë 26.03.2025, rreth orës 15:30, në afërsi të supermarket "SPAR", në lagjen nr 13, Durrës”- thuhet në njoftimin e policisë. Versus.al








