AKTUALITET /

I kërkoi të dilte jashtë nga lokali, shoferi i Klodian Allajbeut qëllon me thikë 85 vjeçarin

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në lagjen “Çelepias” të qytetit të Beratit. Autori i dyshuar është identifikuar si Asllan Fetiu, i cili ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar me thikë në bark klientin e moshuar, Todi Biçaku.

Shkruar nga Versus
I kërkoi të dilte jashtë nga lokali, shoferi i Klodian Allajbeut
Asllan Fetiu, Klodian Allajbeu

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (24 mars) në qytetin e Beratit, ku një i moshuar 85-vjeçar ka mbetur i dëmtuar rëndë dhe është dërguar menjëherë në spital.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në lagjen “Çelepias” të qytetit të Beratit. Autori i dyshuar është identifikuar si Asllan Fetiu, i cili ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar me thikë në bark klientin e moshuar, Todi Biçaku.

Sipas informacioneve, autori ka hyrë në lokal duke kërkuar një shtetas, dhe kur i kanë thënë se ai nuk ndodhej aty, ka filluar të shajë klientët. Pas kësaj, Todi Biçaku, i moshuari që ndodhej në lokal, ka kërkuar nga autori të dilte jashtë, por ai e ka plagosur me thikë.

I plagosuri është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur krehjen e zonës për të kapur autorin, i cili është larguar nga vendi i krimit.

Familjarët e 85-vjeçarit kanë deklaruar për JOQ ALBANIA se autori i kësaj ngjarje, Asllan Fetiu është shoferi i Klodian Allajbeut, pronari i spitalit “Amerikan”. Ai madje është administrator i kompanisë “Anamark”, me veprimtari qiradhenie, tregtim te artikujve ushqimore dhe zotërues të 100% aksioneve, vetë Allajbeun.

I kërkoi të dilte jashtë nga lokali, shoferi i Klodian Allajbeut

Grupi hetimor është duke vijuar punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, duke përfshirë edhe shqyrtimin e kamerave të sigurisë të biznesit dhe atyre përreth. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të motivit të krimit.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: