Elvis Shkambi, pavarësisht se nuk pati shfaqur pendesë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, sot në gjykatën e Tiranës i kërkoi falje familjarëve të të ndjerit si dhe familjes Kurtaj ku u plagosën 2 persona.
Ai tha se e kishte kryer krimin si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike për shkak të gjyqeve të shumta në të cilat nuk i ishte dhënë zgidhje.
“Ngjarja ka ardhur si shkak i tronditjes së fortë psiqike për shkak të kalvarit të gjatë të gjyqeve”, ka thënë ndër të tjera Shkambi. Versus.al







