AKTUALITET /

I kërkuar nga Rusia për lidhje mafioze, Kushtetuesja pezullon procedurat e ekstradimit të Igor Kokunov

Në mbledhjen e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese u theksua se janë kushtet që imponojnë pezullimi e përkohshëm të kësaj procedure, ndërsa Kokunov vijon të qëndrojë në izolim.

Shkruar nga Versus

I kërkuar nga Rusia për lidhje mafioze, Kushtetuesja pezullon

Procedurat e ekstradimit të rusit Igor Kokunov, i kërkuar nga Rusia për lidhje mafioze janë pezulluar përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese.

Ky vendim, kjo mbetet në fuqi deri në një vendimmarrje të dytë po nga kjo gjykatë.

Në mbledhjen e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese u theksua se janë kushtet që imponojnë pezullimi e përkohshëm të kësaj procedure, ndërsa Kokunov vijon të qëndrojë në izolim.

I njohur me nofkën Vasia Bandit, pra hajdut me ligj, prokuroria ruse shkruan në dosje, se 60-vjeçari nga viti 1993- 2019 mori postin më të lartë në hierarkinë kriminale.

Statusi “hajdut me ligj”, thotë zëvendës prokurori i Përgjithshëm rus, është statusi më i lartë i përjetshëm në hierarkinë kriminale dhe dëshmon përkatësinë e tij dhe autoritetin e padiskutueshëm në elitës kriminale.

Rusët i thonë Shqipërisë se Kokunov nga 2005- 2015 ofroi patronazh kriminal të veprimtarisë së kompanisë së përbashkët aksionere “FIRST Moscow Watch Factory” me një tarifë për të marrë para në gati 1 milionë rubla.

Më pas zgjidhi konflikte me strukturat e tjera kriminale derisa zuri postin më të lartë me këta udhëheqës të botës kriminale, shkruhet më tej në dosjen që Top Channel e disponon ekskluzivisht.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: