
Tiranë- Policia ka arrestuar Ahmet Bellahun, 40 vjeçarin e shpallur në kërkim për mashtrimin e një personi të cilit kishte arritur t'i merrte shumën e 21 mijë eurove.
Bellahu është dënuar në mungesë nga gjykata e Tiranës me 6 vite burg për veprën penale të mashtrimit me pasoja të rënda.
Vitin e kaluar ai i ka marrë një personi 41 mijë euro me premtimin se do t'i siguronte dokumentet e domosdoshme për të udhëtuar drejt SHBA-ve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al
