AKTUALITET /

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja në 2019-ën, sot ekstradohet nga Dubai "Badi", njëri prej organizatorëve

Shkruar nga Versus
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja në 2019-ën, sot ekstradohet nga
Amar Shkëmbi

Policia ka njoftuar se sot do të ekstradohet nga Dubai, Amar Shkëmbi, i cili prej vitit 2022 është arrestuar në Dubai. Autoritetet shqiptare e kishin shpallur në kërkim si një prej personave të përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja (aktualisht deputet i PD) ku mbeti i vdekur shoferi i këtij të fundit Andi Maloku dhe Aleksandër Laho (Rrumi i Shijakut).

Roli i Shkëmbit në atentatin e realizuar më 1 nëntor të vitit 2019 u zbardh pasi dolën bisedat e zhvilluara mes anëtarëve të grupit në aplikacionin 'Sky'. Biseda e 11 shtatorit 2019 midis Julian Meçajt, i identifikuar në këtë komunikim si “Sakati”, ka zbuluar edhe kodin me të cilin thirrjet Shkëmbi, “Badi”. Meçaj dhe Shkëmbi, në këtë bisedë sinkronizojnë veprimet me qëllim përgjimin në ambient të hapur të makinës së Rrumit, i cili sipas bisedave të zhvilluara mes tyre, i ndryshonte shpesh makinat.

"Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ditën e sotme, pritet të ekstradohet nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, shtetasi A. Sh. alias D. Sh..

Gjykara e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë", mbetur në tentativë, "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje" dhe “Vjedhja", kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal"- njofton policia. Versus.al

 

Poll