AKTUALITET /

I shkaktoi shtetit 33 mln lekë dëm, SPAK kërkon pushim hetimesh për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi

Shkruar nga Versus

I shkaktoi shtetit 33 mln lekë dëm, SPAK kërkon pushim hetimesh

Pas ish-kreut të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, SPAK ka kërkuar pushimin e hetimeve edhe për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi, për shkak të parashkrimit të veprës penale. Megjithatë, Roshi nuk pritet t’i shpëtojë ndjekjes penale pasi akuzohet për 5 episode të tjera për shpërdorim detyre.

Kjo çështje ndodhet në fazën e seancës paraprake, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 28 prill. Roshi u hetua pas kallëzimit të bërë nga KLSH që gjeti parregullsi në tendera gjatë periudhës kur ai kishte drejtuar bashkinë e Kavajës.

Kallëzimi për të u dorëzua nga KLSH në prokurorinë e Kavajës rreth 11 vite më parë, në shtator të vitit 2015 duke e akuzuar Roshin dhe 10 zyrtarë të tjerë se kishin shkaktuar dëm prej 33 milionë lekësh me tenderat e rikonstruksionit të qendrës së qytetit dhe disa rrugëve. Versus.al

Poll