AKTUALITET /

Indeksohen pagat për gjyqtarët, Presidentin Begaj, administratën, ja kush përfiton tjetër

Këshilli i Ministrave miratoi sot rritjen me 2,5% të pagës referuese bazë për gjyqtarët dhe prokurorët, duke e çuar atë në 156,825 lekë/muaj, si dhe indeksimin e pagës së Presidentit në 435,625 lekë. Vendimi shtrihet edhe te Garda e Republikës, Policia e Burgjeve, shëndetësia dhe kategori të tjera, me efekt financiar nga 1 janari 2026.

Shkruar nga Versus

Indeksohen pagat për gjyqtarët, Presidentin Begaj, administratën,

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot indeksimin me 2,5% të pagës referuese bazë për gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe për Presidentin e Republikës. Këto ndryshime shtrihen edhe te kategori të tjera të administratës publike dhe hyjnë në fuqi me efekt financiar nga 1 janari 2026.

Paga referuese bazë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pas rritjes 2,5%, shkon në 156,825 lekë në muaj, me efektet financiare që do të përballohen nga buxheti i shtetit për vitin 2026.

Në të njëjtën mbledhje, është miratuar edhe indeksimi me 2,5% i pagës së Presidentit të Republikës, e cila arrin në 435,625 lekë në muaj pas rritjes.

Vendimi parashikon gjithashtu përditësim të strukturave të pagave për disa kategori të tjera të administratës publike:

Gardën e Republikës, Policinë e Burgjeve, koordinatorët kundër korrupsionit, punonjësit mbështetës dhe specialitete të ndryshme në administratë, si dhe personelin e sistemit shëndetësor.

Përveç indeksimit linear, në disa prej këtyre sektorëve janë parashikuar edhe rregullime specifike të shtesave dhe kompensimeve, në varësi të funksionit dhe përgjegjësive.

Vendimet do të prodhojnë efekt pas botimit në Fletoren Zyrtare, ndërsa efekti i tyre financiar do të llogaritet që nga data 1 janar 2026, duke reflektuar kështu rritjen e pagave në mënyrë retroaktive për gjithë vitin buxhetor aktual./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MIA (@mia.gov.al)

Poll