AKTUALITET /

Interpoli “paketon’ për në Itali shkodranin e dënuar me 14 vjet burg

Armand Dani kërkohej nga autoritetet ligjzbatuese italiane për “trafikim të lëndëve narkotike”

Shkruar nga Versus

Interpoli “paketon’ për në Itali shkodranin e dënuar

Kanë zgjatur mbi 1 vit procedurat për ekstradimin në Itali të 48 vjeçarit nga Shkodra Armand Dani alias Armand Isaj. I dënuar në Itali, me mbi 14 vjet burgim, për trafikim të kokainës, Interpol Tirana ekstradoi 48-vjeçarin, e arrestuar në Shkodër për llogari të drejtësisë italianë në qershor te vitit të kaluar.

Gjykata e Novarës, më datë 01.03.2023, e ka dënuar ketë shtetas, me 14 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Nga ky dënim, 48 vjeçarit i duhet të vuajë dhe 11 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Armand Dani alias Armand Isaj, në bashkëpunim me të tjerë, siguronte lëndë narkotike kokainë në vende të tjera (kryesisht në Holandë), për ta shitur në Itali. Në vitin 2017, në banesën e 48-vjeçarit, Policia italiane gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike kokainë.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: