AKTUALITET /

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Genc Dermomemaj, emërohet në krye të Kadastrës Vlorë

Ky pozicion mbahej në mënyrë të përkohshme nga Paloa Sulaj e komanduar pas dorëheqjes së Erjon Galanxhit i cili dha dorëheqjen pas 3 muajsh në detyrë.

Shkruar nga Versus

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Genc Dermomemaj, emërohet në

Anëtari i Këshillit Kombëtar si dhe ish kryetari i Partisë Demokratike dega Vlorë, Genc Dermomemaj  është emëruar në krye të kadastrës së qytetit bregdetar.

Ky pozicion mbahej në mënyrë të përkohshme nga Paloa Sulaj e komanduar pas dorëheqjes së Erjon Galanxhit i cili dha dorëheqjen pas 3 muajsh në detyrë.

I diplomuar për inxhinieri Hidroteknike në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në vitin  2002  Deromenaj u aktivizua në jetën politike si pjesë  e Grupimit Studentor të PD-së në Fakultetin e Ndërtimit Tiranë si dhe mbështetës i fushatave elektorale të PDSH.

Ndërsa nga viti 2018 deri në vitin 2022 ai ka mbajtur postin e kryetarit të Partisë Demokratike në Vlorë.

Ndërsa nga viti 2022 e deri një javë më parë sipas burimeve për Versus.al ai ishte anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë./Versus.al

Poll