AKTUALITET /

"Ishim bashkë gjatë ditës", zbardhet dëshmia e ish-orakut të biznesmenit të vr*rë në Elbasan

Shkruar nga Versus

"Ishim bashkë gjatë ditës", zbardhet dëshmia e

Xhino Ago, ish-ortaku i biznesmenit të ekzekutuar Mond Mëhalla ka dhënë dëshminë e tij lidhur në polici lidhur me ngjarjen për të cilën mbahet i arrestuar nën dyshimin se ka bashkëpunuar me autorët e krimit.

Ai zbuloi se ai ishte takuar me viktimën ditën e ngjarjes dhe kishin qëndruar për disa orë së bashku pranë karburantit “Xhaxhi Oil” ku edhe ndodhi vrasja.

“Rreth orës 9 të mëngjesit kam dalë nga shtëpia ime dhe me automjetin e markës Hyundai me traga AB 516, automjeti është në emër të kompanisë së një shoku tim, i cili quhet Nazif Bajrami.

Rruga që kam ndjekur është në drejtim të qytetit te Elbasanit dhe kam shkuar tek zyrat e taksive, pasi unë jam administratore i “** Taksi”, zyrat e të cilave i kam tek karburati ‘’Xh*** OIL””.Më pas kemi dalë në këmbë dhe kemi lëvizur për qark karburantit ku ndodhet magazina dhe kemi ndenjur deri në orën 13:00, ku gjatë kësaj kohe unë kam qenë vetëm me Mondin. Më pas unë me mjetin e përshkruar më lart jam larguar në të njëjtën rrugë për në banesën time, ndërsa Mondi mori “Range”-in dhe më tha se do të iki për Kavajë për drekë me të shtëpisë”- u shpreh Ago.

Mes të tjerash, ai shpjegoi se deri rreth orës 15:45, ka qëndruar në shtëpi dhe gjatë kësaj kohe ka komunikuar me video në ËhatsApp me biznesmenin e ndjerë.

“Mondi më tha se tani do te kthehem nga Kavaja dhe për 20 minuta rreth orës 15:45 jam në Elbasan. Pas kësaj bisede kemi folur me video në WhatsApp ku i thash Mondit a do të vish me mua në Tiranë, që të çojmë Fatlinda Istrefin në Tiranë, që e njihte dhe Mondi, dhe Mondi më tha Ok do të ikim bashkë dhe do të takohem tek karburanti, pasi unë do i dërgoja dhe kunatin tim Urim Topuzin, i cili do t’i vendoste disa llamba tek magazina e tij, pasi Urimi ishte në shtëpinë e tij”. Versus.al

Poll