AKTUALITET /

Ishin shpallur në kërkim, arrestohen dy vëllezërit që kultivuan qindra bimë kanabis në Shkodër (EMRAT)

Shkruar nga Versus

Ishin shpallur në kërkim, arrestohen dy vëllezërit që

Shkodër- Policia ka arrestuar dy vëllezërit e shpallur në kërkim që prej muajit prill pas zbulimit të parcelës me 400 bimë narkotike në fshatin Sheldi.

Më 29 prill, gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit Emilian Filipi, 28 vjeç dhe Mikelian Filipi 20 vjeç të dy banues në fshatin Sheldi.

Dy të arrestuarit dyshohen si autorë të kultivimit të 400 bimëve kanabis në këtë fshat. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll