Kanë mjaftuar dy kamionë për të bllokuar qarkullimin në aksin Lozhan-Moglicë-Gramsh i cili ishte caktuar si aks alternativ pas bllokimit të rrugës Librazhd-Prrenjas.
Mësohet se nga rruga e Gramshit janë lejuar të hyjnë drejt juglindjes dy kamionë. Këta të fundit kanë hapur krahun në anë të rrugës, por për shkak të lëvizjes së lartë të mjeteve, është krijuar një ngërç në qarkullim.
Prej 5 ditësh rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe është thelbësore për të udhëtuar drejt juglindjes, është shembur dhe qarkullimi është bërë i pamundur. Në rrugën alternative të hapur lejohej vetëm qarkullimi i automjeteve dhe jo i mjeteve të tonazhit të rëndë. Versus.al

