AKTUALITET /

Ishte i pranishëm personalisht herën e kaluar, sot GJKKO vendos nëse dosja e Metës kalon për gjykim

Shkruar nga Versus

Ishte i pranishëm personalisht herën e kaluar, sot GJKKO vendos

Sot në Gjykatën e Posaçme do të mbahet seanca paraprake për dosjen në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta i cili mbahet në paraburgim prej tetorit të vitit 2024. Meta ishte i pranishëm në seancën e kaluar ku kërkoi që të njihjej me aktet hetimore, ndërsa GJKKO urdhëroi SPAK-un që t’i vendoste Metës në dispozicion vetëm një pjesë të akteve.

Kreu i Partisë së Lirisë ka kërkuar vetëm pjesën e akteve hetimore ku pretendohet se është i përfshirë në vepra penale.

Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet më 28 korrik të këtij viti, ndërsa dosjen e dërgoi për gjykim në fund të muajit gusht duke përfshirë në një tre hetime, aferën CEZ-DIA, hetimin pasuror të ish-çiftit Meta-Kryemadhi si dhe lobimin e ish-LSI-së në SHBA.

Të pandehur për këtë dosje janë 5 persona. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash e mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim ndërsa Fatime Kryemadhi për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun. Meta ndodhet në burg që nga tetori 2024, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje. Versus.al

Poll