AKTUALITET /

Ishte izoluar në 41 biss për vr*sjen e biznesmenit, Altin Kodra lirohet nga burgu i Peqinit

Shkruar nga Versus

Ishte izoluar në 41 biss për vr*sjen e biznesmenit, Altin Kodra

Altin Kodra është liruar nga qelia e burgut të Peqinit ku prej një viti ishte transferuar në regjimin 41 biss. Kodra ishte dënuar me 22 vite burg nga gjykata e Shkodrës për vrasjen e një biznesmeni në Shkodër në vitin 2006.

Gjatë kohës që ka vuajtur dënimin ai është dënuar edhe për vepra të tjera penale pasi gjykata e Krujës e kishte dënuar për kryerjen e veprës penale “Largim nga vendi i qëndrimit”.

Po ashtu, është dënuar në dy raste të tjera, me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”. Versus.al

Poll