Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla ka ankimuar dënimin me 1 vit burg nga GJKKO për korrupsion zgjedhor. Nëpërmjet një emaili, në Apelin e GJKKO është dorëzuar ankimi përmes avokatit të Memollës.
Kujtojmë se më 24 janar të vitit 2024, Gjykata e Posaçme e gjeti dhe e shpalli fajtor Memollën.
Hetimet për kryebashkiakun e Rrogozhinës nisën pasi në media u publikua një audio përgjim ku siç thotë SPAK, dëgjohet Edison Memolla në atë kohë kandidat për kryetar bashkie në Rrogozhinë, duke ndikuar tek një punonjës i OSHEE , për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor pasi i duheshin votat e tij për zgjedhje.
Përveç dënimit me 1 vit burg gjykata e shkallës së parë ka vendosi si dënim plotësues se për 5 vitet e ardhshme Memolla nuk mundet të mbajë asnjë funksion publik. Në rast se Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin, Memollës do t’i duhet të lërë postin e tij si kryebashkiak. Versus.al







