AKTUALITET /

Korrupsion në zgjedhje, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun Edison Memolla

SPAK kërkon gjithashtu që Memolla të mos ushtrojë funksione publike për 5 vite. Vendimi do të merret më 10 janar të vitit 2025.

Shkruar nga Versus

Korrupsion në zgjedhje, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës Edison Memolla i cili është marrë i pandehur për korrupsion aktiv në zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtura më 6 mars 2022.

Gjithashtu kërkohet që Memolla të mos ushtrojë funksione publike për 5 vite në rast dënimi. Seanca për dhënien e dënimit do të mbahet më 10 janar të 2025-ës.

Sipas prokurorisë nga hetimet është provuar se në zgjedhjet e parakohshme të 6 marsit, Memolla në cilësinë e kandidatit për kryetar bashkie, ndikoi tek i pandehuri tjetër Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim që ai të votonte në favor të tij. Po ashtu Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku kanë falsifikuar të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme, pasi nuk ia kanë ndërprerë faktikisht energjinë elektrike abonentit debitor.

I pandehuri tjetër, Ndriçim Tafxhafa, sipas SPAK, i ka premtuar një shtetaseje shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe strehim, duke i kërkuar votën. Për Blerim Xhamanin u kërkua dënim me 2 vite burg, ndërsa për 2 të pandehurit e tjerë Tafxhafën dhe Toskun.  është kërkuar dënimi me nga një vit burg.

Memolla u fitoi sërish për të qenë në krye të bashkisë së Rrogozhinës në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023 me diferencë shumë të vogël votash përballë rivalit të tij demokrat. Por zgjedhjet u ripërsëritën më 23 korrik dhe përballë Shkëlqim Hoxhës, Memolla fitoi me 1500 vota diferencë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: