AKTUALITET /

Janë shkarkuar nga detyra? Operacioni i SPAK në Tiranë, reagon IMT pas arrestimit të disa punonjësve

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, IMT bën të ditur se katër punonjësit e përfshirë në këtë çështje janë shkarkuar menjëherë nga detyra, ndërsa distancohet nga çdo akt i paligjshëm.

Shkruar nga Versus

Janë shkarkuar nga detyra? Operacioni i SPAK në Tiranë, reagon

Pas arrestimit të disa punonjësve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) nga SPAK pasditen e sotme, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i institucionit.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, IMT bën të ditur se katër punonjësit e përfshirë në këtë çështje janë shkarkuar menjëherë nga detyra, ndërsa distancohet nga çdo akt i paligjshëm.

“Dënojmë me forcë çdo shkelje të ligjit dhe sjellje që bie ndesh me etikën dhe misionin e institucionit tonë. Katër punonjësit që kanë shkelur ligjin janë larguar menjëherë nga IMT,” thuhet në njoftim.
Reagimi vjen pas një operacioni të zhvilluar nga Policia në bashkëpunim me SPAK, gjatë të cilit dy punonjës të IMT u arrestuan, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, të dyshuar për përfshirje në veprimtari korruptive. /Versus.al/

 

Tags:

reagim imt

Poll