
Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar sërish pas vendimit të pezullimit të vizave të migracionit me Shqipërinë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ambasda ka shpërndarë qëndrimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio lidhur me marrëdhëniet me shtetet evropiane.
Në mesazh theksohet se aleanca e SHBA me partnerët evropianë është e ndërtuar mbi vlerat dhe parimet e përbashkëta.
“Aleancat tona me partnerët tanë europianë janë ndërtuar mbi parimet tona të përbashkëta, vlerat tona të përbashkëta… Një nga këto vlera dhe parime, shpresojmë, është liria dhe liria e shprehjes.” - Sekretari Rubio”- shkruhet në postimin e Ambasadës që shoqërohet edhe me një pjesë të shkëputur nga mesazhi i Rubios i cili shprehet se "Jemi të shqetësuar se liria e fjalës në Europë po gërryhet". Versus.al


