AKTUALITET /

Jep dorëheqje drejtori i burgut të sigurisë së lartë të Peqinit

Doka ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për dorëheqje, e cila është pranuar dhe miratuar nga Ministri i Drejtësisë.

Shkruar nga Versus

Jep dorëheqje drejtori i burgut të sigurisë së lartë

Florenc Doka, drejtori i burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, ka dhënë dorëheqjen nga pozita e tij. Vendimi është bërë i njohur sot, por arsyet e largimit të tij ende nuk janë bërë të ditura. 

Doka ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për dorëheqje, e cila është pranuar dhe miratuar nga Ministri i Drejtësisë.

Kjo dorëheqje ndodh në një moment kur institucioni që ai drejtonte ka pasur vëmendjen e mediave për çështje të ndryshme që lidhen me menaxhimin dhe funksionimin e burgjeve në vend.

Megjithatë, nuk ka informacion që të lidhi këtë vendim me ndonjë ngjarje të veçantë.

Për momentin, nuk është bërë e ditur se kush do ta zëvendësojë atë në këtë post, por Ministria e Drejtësisë pritet të emërojë një pasardhës në ditët në vijim.

Nga ana tjetër, Ministria ka theksuar se do të vazhdojë të monitorojë nga afër funksionimin e IEVP-ve në të gjithë vendin dhe do të ndërmarrë hapa për përmirësimin e kushteve dhe standardeve të administratës./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: