AKTUALITET /

Kamarieri 15 vjeçar u qëllua me pistoletë-stilolaps! Si kushërira e të miturit u mundua ta fshihte ngjarjen

Fillimisht, i plagosuri nuk ka bashkëpunuar me hetuesit, dhe as kushërira e tij. Kjo e fundit është marrë në hetim në gjendje të lirë për moskallëzim krimi, pasi deklarimet e saj nuk përputheshin me provat mjeko-ligjore.

Shkruar nga Versus

Kamarieri 15 vjeçar u qëllua me pistoletë-stilolaps! Si

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me plagosjen me armë që ndodhi në picerinë “Fantazia” në zonën e Ali Demit, Tiranë. Ngjarja është rezultat i një konflikti të çastit mes një shpërndarësi picash, 21-vjeçari Aldi Neziri, dhe një 15-vjeçari që dyshohet se punonte si kamarier në të njëjtin lokal.

Në momentin e incidentit, në tavolinë ishin ulur tre persona: adoleshenti, kushërira e tij dhe autori i plagosjes, i cili është aktualisht në kërkim.

Neziri dyshohet se ka përdorur një armë të tipit stilolaps – një mjet i modifikuar që nuk klasifikohet si armë zjarri standarde – për të qëlluar drejt të miturit, duke e plagosur në qafë.

Fillimisht, i plagosuri nuk ka bashkëpunuar me hetuesit, dhe as kushërira e tij. Kjo e fundit është marrë në hetim në gjendje të lirë për moskallëzim krimi, pasi deklarimet e saj nuk përputheshin me provat mjeko-ligjore.

Ajo ka pretenduar se plumbi kishte ardhur nga lart, por ekspertiza tregoi se drejtimi i plumbit ishte horizontal – duke hedhur poshtë versionin e saj dhe duke ngritur dyshime për fshehje të së vërtetës.

Ndërkohë, adoleshenti kishte vetëm dy javë që ishte punësuar në piceri, pronë e kushëririt të tij. Ai nuk figuron i regjistruar si punonjës ligjor, duke ngritur pikëpyetje mbi shkeljen e ligjit të punës për të mitur. Organet hetimore do të kërkojnë informacion nga institucionet përkatëse për të sqaruar statusin e punësimit.

Përveç personit në kërkim, policia ka ndaluar edhe tre punonjës të tjerë të picerisë – Ferit Basha, Andi Hyka dhe Keivin Bala – nën akuzën për “moskallëzim krimi” dhe “pengim të drejtësisë”. Ata dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë fshirë pamjet e kamerave të sigurisë. Në kërkim është gjithashtu administratori i lokalit, 24-vjeçari Leonardo Mejdanin.

Poll