Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar sot kërkesën e paraqitur nga Partia Socialiste, e cila i ishte drejtuar zyrtarisht përmes një shkrese.
PS kërkonte që të konsideroheshin të vlefshme edhe ato fletë votimi ku shenja për kandidatët preferencialë (si X apo +) ishte vendosur jashtë kuadratit përkatës, por në një pozicion pranë tij, duke argumentuar se kjo përfaqësonte qartë vullnetin e zgjedhësit dhe duhej trajtuar si një gabim i tolerueshëm njerëzor.
Megjithatë, KAS nuk e pranoi këtë interpretim, duke i qëndruar rregullave të përcaktuara për vlefshmërinë formale të votës.







