Të gjithë shqiptarët që u kanë humbur dokumentet e udhëtimit ose ju ka skaduar afati mund të marrin shërbime konsullore online.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, ministri Igli Hasani, thekson se emigrantët mund të aplikojnë online në platformën e-albania.
''Shkurto kohë nëpërmjet shërbimeve konsullore online.
Nëse keni humbur dokumentin tuaj të udhëtimit ose ju ka përfunduar afati i vlefshmërisë, aplikoni online në platformën e-albania për shërbimin “LEJE KALIMI” në Misionin Diplomatik dhe Postin Konsullor të RSH-së më të afërt.”, shkruhet në njoftimin e ministrisë.







