
Shkodër- Një person është shpallur në kërkim nga policia në Velipojë, pasi ka kërcënuar me armë zjarri kuzhinierin në Pulaj-Plazh.
Në kërkim është shpallur 33 vjeçari Ersild Ishmi i cili fillimisht është konfliktuar me kamarierin 20 vjeçar të lokalit, më pas ka kërcënuar me armë zjarri edhe kuzhinierin. Pasi pa se policia mbërriti në vendngjarje, Ishmi e hodhi pistoletën dhe më pas ia mbathi.
Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa kryhen ekzaminimet nëse mund të jetë përdorur në ndonjë ngjarje tjetër kriminale. Versus.al








