Tiranë- Forcat Operacionale kanë arrestuar një 42 vjeçar me inicialet Roy Garin i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim.
Arrestimi i tij u bë i mundur në “Komunën e Parisit”. Garin me kombësi izraelite dhe kanadeze, ishte shpallur në kërkim nga gjykata e Bambergut për mashtrim të kryer në mënyrë të përsëritur.
Pas arrestimit, kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Gjermanisë. Versus.al







