AKTUALITET /

Kërkoi para nga 2 vëllezërit për mbylljen e hetimit, nënkomisari në Sarandë dorëzoi përgjimet me dorën e tij

Të arrestuarit për trafik droge, kishin refuzuar t'i jepnin Ruçit pagesën që ai kërkonte.

Shkruar nga Versus

Kërkoi para nga 2 vëllezërit për mbylljen e hetimit,

Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i nënkomisarit Edmond Ruçi në Sarandë nën dyshimin për korrupsion pasiv nga dy vëllezër të arrestuar për trafik droge.

Oficeri i Policisë Gjyqësore kishte kërkuar autorizim për përgjimin e 2 vëllezërve me argumentin se kishte siguruar informacione për përfshirjen e tyre në aktivitete kriminale. Prokuroria i pranoi kërkesën dhe më pas Ruçi u takua me nënën e 2 vëllezërve të cilët i kishte kërkuar para për mbylljen e hetimeve.

Kjo e fundit u kishte treguar djemve të saj kërkesën e oficerit dhe ata nuk kishin rënë dakord që t'i paguanin oficerit shumën e kërkuar. Pas kësaj, Ruçi dorëzoi në polici përgjimet që kishte kryer ndaj tyre pa e ditur për komunikimin e nënës me ta. 

Nga zbardhja e përgjimeve, prokuroria dyshoi se oficeri kishte luajtur në dy krahë, duke përdorur hetimin për qëllime përfitimi personal. Pas verifikimit të komunikimeve, u lëshua urdhri për arrestimin e tij. Versus.al

Poll