AKTUALITET /

Kërkoi të lirohet nga burgu, Apeli merr vendimin për xhaxhain e vrasësit të gjyqtarit

Shkruar nga Versus
Kërkoi të lirohet nga burgu, Apeli merr vendimin për xhaxhain e
Autori, Elvis Shkambi, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe viktima, gjyqtari Astrit Kalaja

Gjykata e Apelit të Tiranës, ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Gjon Shkambi për t’u liruar nga qelia ku po qëndron që prej 6 tetorit të këtij viti nën akuzën për nxitjen e nipit të tij Elvis Shkambi për të vrarë gjyqtarin Astrit Kalaja.

Pavarësisht pretendimeve se nuk ka patur asnjë dijeni mbi krimin që do të kryente nipi i tij, gjykata ka vendosur që Shkambi të vijojë të qëndrojë në burg.

Si argument për zëvendësimin e masës së sigurisë, Gjon Shkambi paraqiti dy kartela mjekësore, të tijën dhe të bashkëshortes që sipas mbrojtjes është në gjendje të rëndë.

Ngjarja e ndodhur më 6 tetor tronditi të gjithë opinionin publik për shkak se ishte hera e parë që një gjyqtar vritej në mes të sallës së gjyqit pasi kishte dhënë vendimin. Versus.al

Poll