AKTUALITET /

Klodjan Allajbeu blen me 60 mijë euro aksionet e Arbër Teqjas te Eco Rciklim, pas transaksionit fiton tender 1.7 mln euro nga QSUT!

Për të hequr konfliktin e interesit të djalit të saj, tashmë “me letra” fitues i vlerës së majme del oligarku Klodjan Allajbeu, nën hetim në Kosovë dhe dëshmitar në Prokurorinë e Posaçme.

Shkruar nga Versus

 

Tregu i asgjësimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore merr një kthesë tjetër, pas “luftës” shumëvjeçare të firmave me njëra-tjetrën, ku nga njëra anë ishte Arbër Teqja dhe nga ana tjetër Elvis Miri. Por kur zihen dy, “fitues” del i treti, të paktën me letra.

VoxNews ka ndjekur në vijimësi tenderët e Spitaleve Universitarë, Rajonalë dhe Lokalë, ku fitues në shumicën e procedurave ka dalë firma “Eco Riciklim”, ku deri para 1 muaji në pronësi mazhorance të z. Arbër Teqja, djali i nëndrejtoreshës së QSUT-së znj. Arjana Strakosha.

Klodjan Allajbeu blen me 60 mijë euro aksionet e Arbër Teqjas te Eco
Faksimile: Tenderi 1.7 milionë euro me TVSH është publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik më datë 24 shkurt 2025

Faktet që do të rendisim më poshtë, janë me të vërtetë një dosje për Prokurorinë e Posaçme. Në datën 24 shkurt 2025, Qendra Spitalore Universitare (njoftimi më sipër) hapi tenderin me vlerë 1.7 milionë euro për asgjësimin e mbetjeve spitalore.

Një ditë më vonë, z. Klodjan Allajbeu, pronari i Spitalit Amerikan në Shqipëri dhe pronar me 100 % të aksioneve të firmës “ANAMARK”, merr një vendim që të blejë aksionet e z. Arbër Teqja të firmës “Eco Riciklim”.

Klodjan Allajbeu blen me 60 mijë euro aksionet e Arbër Teqjas te Eco
Faksimile: Vendimi i firmës “ANAMARK” për blerjen e 70 % të aksioneve të firmës “Eco Riciklim”

Dokumenti i mësipërm që ka siguruar redaksia e VoxNews, është një vendim i z. Klodjan Allajbeu, aksioner me 100 % të firmës “ANAMARK”. Vendimi është marrë në datën 25 shkurt 2025.

“Sot, më datë 25.02.2025, u mbajt mbledhja e ortakut të vetëm të shoqërisë ‘ANAMARK’, me praninë e ortakut të vetëm z.Klodian Allajbeu, zotërues i 100% të kuotës dhe me rend dite dhënien e pëlqimit për blerjen e kuotës së zotëruar nga ortaku z.Arbër Teqja në shoqërinë ‘ECO RICIKLIM’ SHPK, me adresë Metalurgji, Bradashesh, Elbasan, nga shoqëria ‘ANAMARK’ e cila i jep të drejtën e pjesëmarrjes në masën 70% të kapitalit bazë të shoqërisë, kundrejt vlerës euro 60.000 (gjashtëdhjetë mijë) euro” thuhet në këtë dokument.

Klodjan Allajbeu blen me 60 mijë euro aksionet e Arbër Teqjas te Eco
Faksimile: Çmimi i shitjes së 70 % të aksioneve nga Teqja te Allajbeu ishte 60 mijë euro

Pra, një kompani që xhiron dhe fiton lehtësisht tendera me vlerë miliona euro, shitet me vlerë qesharake prej 60 mijë euro. Sa një garsionere në Tiranë!

Në kontratë u ra dakord që shitësi, në këtë rast Teqja, do të tërheqë edhe dividentin që i takon nga shoqëria në vlerën 730.000 euro bruto brenda 6 muajve nga data e nënshkrimit të kontratës së shitblerjes.

VoxNews ka raportuar më herët se fitimet vjetore të kësaj kompanie kapnin shifrën e rreth 500 mijë eurove, në vitet 2023 dhe 2024, teksa në vitin e fundit Teqja ka nxjerrë një fitim prej 730 mijë eurosh.

Klodjan Allajbeu blen me 60 mijë euro aksionet e Arbër Teqjas te Eco
Faksimile: Bilancet e Eco Riciklim dilnin gjithmonë me fitime, në 2023 kishte një fitim prej 500 mijë eurosh

Po përse ta shesësh një kompani që del me fitim?! Faktet flasin se shitja dyshohet se është bërë fiktive, ose të paktën “fshehjen” për disa kohë të Arbër Teqjas nga fitimet e tenderëve në QSUT, atje ku nëndrejtoreshë është nëna e tij.

Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, pasi disa ditë pasi Allajbeu i bleu aksionet Teqjas, kompania “Eco Riciklim” fitoi tenderin prej 1.7 milionë eurosh nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Një skemë e pastër, e orkestruar me mjeshtri ndoshta nga vetë nëndrejtoresha Strakosha.

Për të hequr konfliktin e interesit të djalit të saj, tashmë “me letra” fitues i vlerës së majme del oligarku Klodjan Allajbeu, nën hetim në Kosovë dhe dëshmitar në Prokurorinë e Posaçme.

Klodjan Allajbeu blen me 60 mijë euro aksionet e Arbër Teqjas te Eco
Faksimile: Njoftimi i fituesit nga QSUT i tenderit për asgjesimin e mbetjeve spitalore

Dokumenti i mësipërm është njoftimi i QSUT-së që shpall fitues kompaninë “Eco Riciklim”, firmë e cila fitoi tenderin me objekt “trajtim dhe asgjesim i mbetjeve spitalore të rrezikshme për 24 muaj (kodet 18.01.01, 18.01.03, 18.01.08)”, me një fond limit 141.945.170 lekë ose me TVSH shuma shkon në 1.7 milionë euro.

Por nëse në tenderët e spitaleve Universitarë, Rajonalë dhe Lokalë kishte “luftë” mes ECO dhe VALE, kësaj herë me futjen në “lojë” të Allajbeut “lufta” u zhduk si me magji.

Kompania “ECO RICIKLIM” ishte e vetme në këtë garë dhe fitoi me 100 % të fondit limit. Mori çdo qindarkë të akorduar nga QSUT-ja, teksa fshiu edhe nga tregu kompanitë e tjera.

Por, si u larguan nga tregu kompanitë e tjera?!

Ps. VoxNews do të vijojë të ndjekë transaksionet dhe tenderët e spitaleve për asgjësimin e mbetjeve spitalore, fakte të cilat do t’i bëjë publik në ditët në vijim.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: