AKTUALITET /

Kongresi Amerikan paralajmëron Tiranën: Gati vala e dytë për "Non-Grata"

Shkruar nga Versus

Kongresi Amerikan paralajmëron Tiranën: Gati vala e dytë për

Kongresi Amerikan ka publikuar raportin ku flitet edhe për problematikat e Ballkanit Perëndimor, konkretisht edhe për vendin tonë. Sipas tyre nuk përjashtohet mundësia për një valë të dytë për të shpallur “Non-Grata persona të tjerë që mund të kenë probleme me korrupsionin.

"Në Shqipëri, rezultati më i mundshëm është një "valë e dytë" sanksionesh që do të mbushë hendekun midis statusit politik "Non Grata" dhe padive penale", shkruhet në raport duke sqaruar se në fokus do të jenë politikanët e korruptuar.

"Duke emëruar mundësuesit ekonomikë, figurat e biznesit dhe "ndërmjetësit" që lehtësojnë korrupsionin, SHBA-të në fakt po ofrojnë një plan veprimi për SPAK-un për të kaluar nga ngrirja e aseteve në arrestime të nivelit të lartë, duke synuar të "pastrojë" tregun nga konkurrenca e shtrembëruar para zgjedhjeve të vitit 2027",  thuhet në njoftim.

Rrishikimi 90-ditor i Departamentit të Shtetit synon sektorët ku fluksi i "parave gri" është më i lartë:

1. Infrastruktura Teknologjike dhe Dixhitale: Fokus në kontraktorët e AKSHI-t dhe "taksa e korrupsionit" në shërbimet dixhitale shtetërore.

2. Pasuritë e Paluajtshme dhe Ndërtimi: Shqyrtimi i zhvillimeve luksoze bregdetare dhe projekteve të larta në Tiranë.

3. Energjia dhe Shërbimet: Mbikëqyrja e korporatave shtetërore të energjisë (KESH, OST) dhe koncesioneve të energjisë së rinovueshme.

4. Partneritetet Publiko-Private (PPP): Auditimi i kontratave të menaxhimit të mbetjeve dhe infrastrukturës.

5. Bankat dhe Financat: Monitorimi i bankave lokale për t'u siguruar që ato i ndërpresin lidhjet me "mundësuesit" e sanksionuar rishtazi.

6. Turizmi Strategjik: Rishikimi i projekteve të cilave u është dhënë statusi "strategjik" përmes favorizimit politik.

Ky njoftim i lëshuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është një nga sinjalet më të forta amerikane për goditjen e politikanëve, për të cilët SHBA ka prova se duhet të shpallen non-grata sepse janë përfshirë në veprimtari të paligjshme, si dhe "këputjen" e mbështetjes së tyre ekonomike.

Kongresi amerikan ka në fokus për të mbështetur Prokurorinë e Posaçme në Shqipëri (SPAK), e cila ka kryer arrestime në nivele të larta zyrtarësh dhe goditur korrupsionin në vendin tonë.

Në amendamentin e Kongresit përmenden sektorët ku do të ketë sanksionime dhe shpallje "NON-GRATA", duke nisur nga AKSHI, korporatat shtetërore si KESH dhe OST, monitorimi i bankave, koncesionet dhe resortet në bregdet e kullat në Tiranë të cilat dyshohet janë të përfshira në afera korruptive./Versus.al

Kongresi Amerikan paralajmëron Tiranën: Gati vala e dytë për

Poll