
Gjykata ka shqyrtuar masat për 20 të arrestuarit në lidhje me rastin e mbetjeve të rrezikshme të Kurum, ku janë vendosur vendime të ndryshme: 8 persona mbeten në burg, 5 në arrest shtëpie dhe 7 me detyrim paraqitjeje.
Trupa gjykuese ka vendosur masa sigurie që variojnë nga arresti në burg dhe arresti në shtëpi, deri te ndalimi i daljes jashtë vendit dhe detyrimi për të paraqitur rregullisht pranë policisë gjyqësore.
Prokuroria e Durrësit ka regjistruar procedimin penal për një seri akuzash, që përfshijnë:
Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara,
Pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale, kryesisht ndaj administratorëve të kompanive të përfshira,
Kontrabandë nga punonjës të lidhur me veprimtarinë doganore,
Shpërdorim detyre, për zyrtarë të Doganës dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Mes personave që janë marrë masa sigurie janë drejtues të kompanive Kurum International dhe Sokolaj, si dhe zyrtarë doganorë dhe biznesmenë.
Njoftimi:
Gjykata ka verifikuar masat për 20 të arrestuarit për mbetjet e rrezikshme të Kurum, ku janë lënë në burg 8 të arrestuar, 5 në arrest shtëpie dhe 7 detyrim paraqitje.
1. Shtetasi R.B- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe “Menaxhim i mbetjeve”- Arrest në shtëpi
2. Shtetasi Sh.H- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe dhe “Falsifikim i dokumenteve”- Arrest në burg
3. Shtetasja M.Z- dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”;- Arrest në shtëpi
4. Shtetasi M.H- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”-Arrest në burg
5. Shtetasi N.B- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;-Arrest në burg
6. Shtetasi A.P- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;- Arrest në Burg
7. Shtetasi J.K- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
8. Shtetasi I.L- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në Burg
9. Shtetasi E.V- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në burg
10. Shtetasi H.L- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në shtëpi
11. Shtetasi Sh.J- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në shtëpi
12. Shtetasi F.Ç- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;- Arrest në burg
13. Shtetasi G.S- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”; Arrest në burg
14. Shtetasja A.D- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
15. Shtetasja M.P- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste;- Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore
16. Shtetasja K.S- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
17. Shtetasja B.T- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
18. Shtetasja E.M- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
19. Shtetasi K.A- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Arrest në shtëpi
20. Shtetasja I.M- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore/Versus.al


