AKTUALITET /

Korçë, francezja kërkon ndihmë mjekësore, lind fëmijën e saj në ambulancë

Ajo ka deklaruar për mjekët e shërbimin mjekësor të martenitetit se ajo ka lindur në Francë dhe me pas u ka bërë me dije se ka ardhur nga Maqedonia në Shqipëri, por deri tani nuk ka paraqitur asnjë dokument identifikimi, qoftë dhe kartën e identitetit.

Shkruar nga Versus

Korçë, francezja kërkon ndihmë mjekësore, lind

Një grua franceze e martuar në Korçë ka lindur fëmijën e saj në ambulancë duke shkuar drejt martenitetit të këtij qyteti.

Sipas mjekëve të martenitetit, 19 vjeçarja ka bërë lindje të parakohshme dhe për këtë arsye ne orët e para të mëngjesit të sotëm fëmija është dërguar në martenitetin e Tiranës për shërbim më të specializuar mjekësor ndërsa nëna vazhdon të jetë në kujdesin e mjekëve të Korçës.

Francezja me iniciale S. F., është e martuar në Korçë, ndërkohë që foshnja e gjinisë femër ishte lindja e saj e dytë.

Shëndeti i 19 vjeçares është i mirë ndërkohë që bebi vazhdon të jetë në kujdesin intesiv të mjekëve.

Nëna flet shqip shumë mirë. Ajo ka deklaruar për mjekët e shërbimin mjekësor të martenitetit se ajo ka lindur në Francë dhe me pas u ka bërë me dije se ka ardhur nga Maqedonia në Shqipëri, por deri tani nuk ka paraqitur asnjë dokument identifikimi, qoftë dhe kartën e identitetit.

Nga ana tjetër mësohet se shtetasja S. F., (me këtë emër është deklaruar) ka dhe një fëmijë tjetër ndërkohë që është shoqëruar nga disa gra në maternitet.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: