AKTUALITET /

"Kudo të fshihesh, do ta paguash", motra e Xhuana Nikollit mesazh Eraldo Fizit: Nuk e meritonte atë dhunë

Shkruar nga Versus
"Kudo të fshihesh, do ta paguash", motra e Xhuana Nikollit mesazh
Eraldo Fizi, Marjana Nikolli dhe e ndjera, Xhuana Nikolli

Në mars të këtij viti 25 vjeçarja Xhuana Nikolli i dha fund jetës duke pirë fostoksinë. Shkak për këtë vendim tragjik të të resë, u bë dhuna e vazhdueshme që ushtrohej nga ish-bashkëshorti i saj, Eraldo Fizi i cili ende është në kërkim.

Marjana Nikolli, motra e të ndjerës gjatë një deklarate për emisionin “Në Shënjestër” e përshkroi 25 vjeçaren si një vajzë të qetë, të ëmbël dhe të dashur, të rritur në një familje pa dhunë.

Sipas saj, martesa me Eraldo Fizin i solli vetëm presion dhe stress edhe nga mungesa e mbështetjes së ish-vjehrrës.

"Isha në Itali dhe nëna ime më telefonoi. Tha: 'Xhuana nuk është mirë, është në spital'. Po pse, nënë, çfarë i ka Xhuanës? Nuk e di pse çfarë ndodhi atë natë, pastaj nuk e gjeta gjallë. Kanë kaluar shtatë ose tetë vjet që kur u takuan në gjimnaz, kishin një njohje të gjatë. U martuan, por kur u martuan, filluan problemet e shumta në familjen e Eraldos. Familja e Eraldos nuk e mbështeti, nuk e respektoi, nuk e mbështeti. Vetëm dhunë psikologjike nga ish-vjehrra e tij. Ish-burri nuk rrinte në shtëpi, vazhdonte jetën e natës, duke luajtur bixhoz."

Ajo tregoi sesi i riu e përndoqi edhe pasi ajo u zhvendos në Tiranë për të ndjekur profesionin e saj si notere. Ndërsa rrëfeu edhe një pjesë të letrës që e ndjera kishte lënë për ta.

“Kur e kishte pirë kishte thënë që kishte shkruar një letër. Në atë letër nuk kemi pasur që kishte rrahur. 'Mam, bab, nuk e kam merituar, nuk kam bërë asgjë për ta merituar këtë”- shkruhej ndër të tjera në letër.

Në dhimbje ajo ju drejtua edhe Fizit i cili e shtyu 25 vjeçaren drejt aktit të rëndë.

" Pse e përdhunuat motrën time? Pse ia bëtë këtë? Ajo nuk e meritonte atë vuajtje. Ajo nuk e meritonte atë dhunë barbare. Ajo meritonte të jetonte, të ishte e lumtur. Shpresojmë që autori të kapet sa më shpejt të jetë e mundur dhe drejtësia të vihet në vend. Duhet të veprojmë si shoqëri. Nuk duhet t'i lëmë gjërat të shkojnë dëm. Kemi frikë se rasti i Xhuanës do të harrohet. Eraldo, kudo që të fshihesh, një ditë do të dalësh dhe do të paguash për atë dhunë fizike, atë dhunë psikologjike që i shkaktove motrës sime. Dhuna duhet të ndalet me çdo kusht në mënyrë që çdo vajzë të mund ta ndiejë jetën e saj, të jetë e lumtur ashtu siç dëshiron dhe të mos privohet nga burri, ish-burri apo ndonjë tjetër që nuk e lë të qetë", thotë Marjana. Versus.al

Poll