
Një nga narkotrafikantët më të kërkuar në Europë është arrestuar në Meksikë, kanë konfirmuar autoritetet meksikane të sigurisë.
Bëhet fjalë për hungarezin János Balla, i njohur edhe me emrin e rremë “Dániel Takács”, i cili ishte pjesë e listës së dhjetë personave më të kërkuar në Europë. Lajmi është bërë publik nga ministri i Sigurisë Publike i Meksikës, Omar García Harfuch.
Sipas autoriteteve, 48-vjeçari kërkohej në vendin e tij për trafik droge dhe ishte objekt i një njoftimi të kuq nga Interpol, si dhe i një urdhër-arresti nga Europol.
Hetimet tregojnë se Balla drejtonte një grup të organizuar kriminal të përfshirë në trafikimin e kokainës dhe ekstazisë, të paktën gjatë periudhës nga vera e vitit 2014 deri në prill 2015.
El húngaro János Balla, alias “Dániel Takács”, uno de los 10 objetivos más buscados en Europa, fue detenido en nuestro país.
— José Luis Morales (@JLMNoticias) April 18, 2026
Omar García Harfuch, secretario de Seguridad, confirmó su captura en Cancún, Quintana Roo, tras un megaoperativo.
Visita https://t.co/sggMRoj1FK… pic.twitter.com/TiO5goKRr1
Ai u arrestua në qytetin turistik Cancún, në juglindje të Meksikës, gjatë një operacioni të forcave të sigurisë. Në pamjet e publikuara nga autoritetet, ai shfaqet i shoqëruar nga policia dhe ushtria.
Sipas ministrit Harfuch, arrestimi u bë i mundur falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit me autoritetet hungareze.
Pas ndalimit, Balla do t’u dorëzohet autoriteteve të emigracionit për të vijuar procedurat e dëbimit të kontrolluar drejt Europës, ku pritet të përballet me drejtësinë.

