AKTUALITET /

Lufta i ndau, zemra i bashkoi: Takim pas 26 vitesh mes gruas nga Tirana dhe vajzës nga Kosova

Shkruar nga Versus

Lufta i ndau, zemra i bashkoi: Takim pas 26 vitesh mes gruas nga Tirana dhe

Një moment prekës dhe simbol i sakrificës së qindra-mijëra familjeve shqiptare që hapën dyert për bashkëkombësit nga Kosova gjatë luftës, është rikthyer në vëmendje pas 26 vitesh.

Zonja Lirie, një grua nga Tirana, ka udhëtuar drejt Pejës për t’u takuar me vajzën që dikur e mbajti në krahë gjatë eksodit të vitit 1999, kur familja e saj strehoi refugjatë nga Kosova. Vajza e vogël e atëhershme është tashmë një grua e rritur, dhe takimi i tyre pas kaq shumë kohësh është emocion i pastër.

Momenti i ribashkimit është përjetësuar me një fotografi që rikrijon atë të vitit të luftës – një kujtim i gjallë i humanizmit, solidaritetit dhe lidhjes së përjetshme mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës. /Versus.al/

Tags:

emocion lufte

Poll