AKTUALITET /

Makina e policisë aty pranë/ Aksidenti me 3 fëmijët e plagosur në Tiranë, del fotoja pak çaste para incideniti fatal

Ajo që vërehet qartë është se mjetet e tjera në rrugë, përfshirë një motor, ishin të ndaluar në momentin e përplasjes.

Shkruar nga Versus
Makina e policisë aty pranë/ Aksidenti me 3 fëmijët e
Foto nga vendngjarja

Janë publikuar pamjet filmike nga aksidenti i rëndë që ndodhi tre ditë më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku një taksi përplasi tre fëmijë që po udhëtonin me dy monopatina elektrike.

Nga videoja e siguruar, duket se fëmijët kishin kaluar urën e lumit Lana dhe po lëviznin në drejtim të Ministrisë së Brendshme.

Në momentin e ngjarjes, pas tyre ndodhej edhe një makinë policie.

Megjithatë, nga pamjet nuk është e qartë nëse fëmijët kaluan në semafor të kuq apo jeshil.

Ajo që vërehet qartë është se mjetet e tjera në rrugë, përfshirë një motor, ishin të ndaluar në momentin e përplasjes.

Makina e policisë aty pranë/ Aksidenti me 3 fëmijët e
Foto e marrë nga OraNews

Për këtë ngjarje është proceduar penalisht drejtuesi i taksisë, Ekerem Skureni, i cili akuzohet për "Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor".

Si pasojë e përplasjes, një nga fëmijët është në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa dy të tjerët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas ekspertizës paraprake, të miturit kanë kaluar rrugën me semafor të kuq, ndërsa automjeti i taksisë ka kaluar me semafor portokalli. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar kryerjen e një ekspertize të dytë, nga ekspertë të pavarur, për të përcaktuar me saktësi përgjegjësitë dhe rrethanat e aksidentit.

Ngjarja ka hapur një debat të gjerë publik mbi sigurinë rrugore dhe nëse duhet kufizuar ose jo qarkullimi i monopatinave elektrike në rrugët urbane.

Poll