
I penduari i drejtësisë Erion Alibej ka dhënë një dëshmi tjetër të detajuar lidhur me natën e masakrës së ndodhur më 29 dhjetor 2018 në Peqin, ku mbeti i vrarë vëllai i tij, Endrit Alibej.
Para togave të zeza ai tregon se Endriti kishte ardhur në Shqipëri më 17 dhjetor për një sebep familjar dhe ndodhej në Tiranë me miq, përpara se të nisej për Peqin. “Unë po çoja disa dhurata fundviti te një mik notar, kur dëgjova zërin e nuses sime në telefonin e Besmir Lalës – unë nuk mbaja telefon se isha në kërkim,” thotë Alibej.
Pak më pas, një makinë tip X6 e bardhë iu afrua, që ai thotë se i përkiste Mikael Qosjes, dhuratë nga Franc Copja. “Besmiri më tha se i kishin qëlluar Endrit Alibej. Mikaeli ishte me Ervis Copjan. E pyeta nëse kishte ‘heker’ për armë, më tha jo. U nisa menjëherë për në vendngjarje.
Sipas tij, grupi ishte ndarë në dy makina – gratë veç, ndërsa Andi, një shtetas turk dhe xhaxhai ishin në një tjetër. “Isha i pari që shkova. Nuk kishte njeri, as polici. Gjithmonë ka patrullë aty. Gjeta nënën, tezen, motrën, kalamajt që ulërinin,” përshkruan ai momentin tragjik. “E kapa Endritin, më dukej i ngrohtë, por kishte shumë plumba. Erdhi policia dhe ambulanca, por ndërroi jetë në spital.”
Ai shton se më pas në shtëpi mbërritën edhe anëtarë të familjes Çapja, përfshirë Florencin dhe Bledar Muçen. “Dola dhe i ngjova. Bledari më tha: ‘Ia kisha thënë Andit të bënte kujdes, por s’më dëgjoi.’ E pyeta: ‘Nga kush?’ M’u përgjigj: ‘Vetëm Suel Çela bën këto masakra.’”- tha ai.
Vrasja e trefishtë, ku u vra Endrit Alibej, më 29 dhjetor 2018, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, ka rezultuar nga hetimi se është kryer nga organizata kriminale "Çopja" dhe qëllimi i kësaj vrasje ka të bëjë me zotërimin e tregut të kokainës dhe krijimin e lidhjeve të drejtpërdrejta me eksponentë të rëndësishëm në trafikun e drogës, shtetas të huaj edhe shtetas shqiptarë, të cilët kishin influencë dhe kredite në rrjetet ndërkombëtare të trafikut të kokainës. Versus.al







