Një operacion kundër mashtrimit dhe krimit ekonomik është zhvilluar ditën e sotme në Tiranë dhe Shkodër ku janë arrestuar në total 17 persona. Pas një hetimi disa mujor, sot janë kryer kontrolle në Shkodër e Tiranë ku janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash.
Mes urdhër-arresteve të firmosura nga prokuroria e Tiranës, 6 prej të arrestuarve rezultojnë të jenë pronarë pikash këmbimi valutor, ku këmbeheshin kriptomonedhat pavarësisht se një gjë e tillë nuk është e ligjshme.
EMRAT
Arlin Kajo
Lidra Leka
Pirro Verdhi
Valentino Leka
Riduan Bajrami
Ridvan Nuhiji
Nexhmedin Sali
Muhamed Saraçi
Aurora Bregu
Evis Sopi
Frederik Sinanaj
Aldi Ruli
Tedi Agastra
Arberor Agastra
Spartak Gjoçi
Armando Gjoçi
Jonid Lazaj
Genci Sula
Diorian Dodaj
Denard Dani
Kujtojmë që ditë më parë, vetë drejtori i Hetimit të Krimit Ekonomik, deklaroi në komisionin Antikorrupsion se do të ketë më shumë hetime pasurore, ndërsa theksoi problematikën e përdorimit të kriptomonedhave për pastrimin e parave të ardhura nga veprimtaritë kriminale. Versus.al








