AKTUALITET /

Mashtrimi 7 milion euro me Call Center, SPAK ju sekuestron dy "kokave" 20 prona me vlerë miliona euro

Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa akuzohen për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim kompjuterik” e kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”. Vlera e pasurive të sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi është rreth 1,937,145 Euro dhe 33,089,854 lekë

Shkruar nga Versus

Mashtrimi 7 milion euro me Call Center, SPAK ju sekuestron dy "kokave"

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 25 prill 2025, ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për konfiskimin e pasurive të shtetasve Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa, në kuadër të procedimit pasuror nr.13 të vitit 2023.

Shtetasit Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa janë subjekte të hetimit pasuror, pas regjistrimit të procedimit penal nr.300/2021*, me akuzat për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim kompjuterik” e kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Mbi bazën e dispozitave të Ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë kryer hetime në kuadër të hetimit pasuror dhe si rezultat janë identifikuar dhe sekuestruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me ta.

Në përfundim të hetimit pasuror nr.13/2023, rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale.

Mashtrimi 7 milion euro me Call Center, SPAK ju sekuestron dy "kokave"

Vlera e pasurive të sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi është rreth 1,937,145 Euro dhe 33,089,854 lekë:

Pasuritë:

Apartament 2+1, 110 m², në Yzberisht, Tiranë, pronë e Erjon Kasmi
Vilë 3 katëshe + bodrum, 420 m² (ndërtesa) + 342 m² (veranda), në Selitë, Tiranë, pronë e Erjon Kasmi
Njësi me sipërfaqe 167 m², në Rruga e Kavajës, Tiranë, pronë e Erjon Kasmi
Garazh 19 m², në rrugën “Margarita Tutulani”, Tiranë, pronë e Erjon Kasmi dhe L. Leka
Apartament 3+1, 146.12 m², në “Margarita Tutulani”, Tiranë, pronë e Erjon Kasmi dhe L. Leka
Apartament 66.96 m², në “Margarita Tutulani”, Tiranë, pronë e Erjon Kasmi dhe L. Leka
Apartament 96 m², në Bulevardin “Bajram Curri”, Tiranë, pronë e Erjon Kasmi
Garazh 16 m², në Bulevardin “Bajram Curri”, Tiranë, pronë e Erjon Kasmi
Truall 2750 m² (750 m² ndërtesë), në Mazrek, Tiranë, pronë e Erjon Ylli Kasmi
Apartament 57 m², në lagjen Nr. 13, Durrës, pronë e Erjon Ylli Kasmi dhe L. Leka
Apartament 2+1, 117.05 m², në “Rruga e Dafinave”, Ish Fusha e Aviacionit, Tiranë, pronë e L. Leka
Garazh 2, 40 m², në “Rruga e Dafinave”, Ish Fusha e Aviacionit, Tiranë, pronë e L. Leka
Pemëtore 100 m², në Borsh, Sarandë, pronë e Erjon Ylli Kasmi
Pemëtore 1000 m², në Borsh, Sarandë, pronë e Erjon Kasmi
Subjekti tregtar ‘Wood Land’ Shpk, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi, me qendër në Kashar, Mazrek, Tiranë
Apartament 67.73 m², në Kryemëdhenj, Kavajë, pronë e Xhulian Etem Xhafa
Garazh 16.30 m², në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë, pronë e Xhulian Etem Xhafa dhe S. Tila
Apartament 79.42 m², në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë, pronë e Xhulian Xhafa dhe S. Mustafa Tila
Apartament 93.8 m², në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë, pronë e Xhulian Xhafa dhe S. Tila
Vlerat monetare të sekuestruara:

588,225 Euro dhe 19,789,854 lekë në llogari bankare
Vlera e pasurive të paluajtshme sipas kontratave:

Për Erjon Kasmi: 1,108,920 Euro dhe 13,300,000 lekë
Për Xhuljan Xhafa: 240,000 Euro

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: