Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore. Rreth 28 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit për gjuhën e huaj që do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Në total janë rreth 144 qendra provimi që do të administrohen nga 2700 punonjës policie të të gjitha strukturave të cilët janë angazhuar për të administruar dhe monitoruar procesin e Maturës Shtetërore.
Ashtu si në vitet e kaluara, provimi do të zhvillohet edhe në qendra me hapësira të mëdha si palestrat, korridoret ku 70% e mjediseve do të monitorohen nga kamerat që do të sigurojnë një process administrimi sa më transparent. Ndërsa do të ketë 2900 vëzhgues në të gjithë vendin.
Më 10 qershor, maturantët do i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe më pas më 18 qershor do të kenë provimin e matematikës. Gjashtë ditë më pas, në 24 qershor do kenë provimin e fundit, atë të lëndës me zgjedhje. Versus.al







