AKTUALITET /

Mbi 8 mijë shqiptarë drejt Greqisë pas Pashkëve, fluks i lartë në Kapshticë

Ndërkohë mbi 4800 persona kanë hyrë drejt Shqipërisë gjatë orëve të fundit.

Shkruar nga Versus

Mbi 8 mijë shqiptarë drejt Greqisë pas Pashkëve, fluks i

Në pikën kufitare të Kapshticës ka patur një fluks të lartë të automjeteve në dalje gjatë orëve të fundit.

Pas përfundimit të festës së Pashkëve ortodokse, mësohet se mbi 8 mijë shqiptarë kanë kaluar kufirin për të shkuar në Greqi ku punojnë e jetojnë.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, nga kjo pikë kufitare kanë hyrë në vendin tonë mbi 4800 persona. Situata paraqitet e qetë. Autoritetet qëndrojnë në gatishmëri në rast të ndonjë problematike. Versus.al

Poll