AKTUALITET /

Mbyllet posta serbe në veri të Kosovës, reagimi zyrtar: Vepronin në mënyrë ilegale

Komunikatë e Autoritetit Rregullativ për komunikime Elektronike dhe Postare në Kosovë ka reaguar zyrtarisht për mbylljen e postave ilegale ne veri.

Shkruar nga Versus

Mbyllet posta serbe në veri të Kosovës, reagimi zyrtar: Vepronin

Komunikatë e Autoritetit Rregullativ për komunikime Elektronike dhe Postare në Kosovë ka reaguar zyrtarisht për mbylljen e postave ilegale ne veri.

Në deklaratë theksohet se, përveç 28 operatorëve postarë të autorizuar në Republikën e Kosovës, ka operuar edhe Posta Serbe (JP Pošta Srbije), pa ndonjë autorizim nga ARKEP, pra në mënyrë ilegale dhe ka ofruar shërbime kryesisht në vendbanime me shumicë të komunitetit serb.

“Komunikatë e Autoritetit Rregullativ për komunikime Elektronike dhe Postare (tutje; Autoriteti ose ARKEP) për mbylljen e postave ilegale ne veri

Përveç 28 operatorëve postar të autorizuar në Republikën e Kosovës, ka operuar edhe Posta Serbe (JP Pošta Srbije), pa ndonjë autorizim nga ARKEP, pra në mënyrë ilegale dhe ka ofruar shërbime kryesisht në vendbanime me shumicë të komunitetit serb.

Çështja e operimit të postës serbe (JP Pošta Srbije) në të kaluarën është tentuar të zgjidhet në kuadër të dialogut në Bruksel, por si pasoj e kundërshtimit nga pala serbe, kjo çështje asnjëherë nuk është trajtuar edhe pse është përmendur në ‘Marrëveshjen për Telekomunikacion’ (Ref. Marrëveshja për Telekomunikacion, e vitit 2013), përkatësisht në pikën 5, në të cilën shprehimisht thuhet:

“Ndonëse shërbimet postare nuk kanë qenë pjesë e këtyre diskutimeve, të dy palët janë pajtuar ti diskutojnë ato në një fazë të mëvonshme”

Pra meqenëse është lënë që kjo çështje të diskutohet në një fazë të mëvonshme, deri më sot nuk ka patur iniciativë për fillimin e bisedimeve për zgjidhjen e kësaj çështje, apo edhe ndonjë veprim konkret për ndalimin e operimit të postës serbe (JP Pošta Srbije).

Për më tepër, ky subjekt NUK figuron të jetë i regjistruar në ARBK, pra rrjedhimisht nuk posedon Certifikatë Biznesi, Numër Fiskal etj.

Lidhur me operimin ilegal të postes serbe ARKEP në vazhdimësi ka bashkëpunuar dhe  shkëmbyer informata me Institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe konform përgjegjësive që ka është e gatshme të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e ligjit dhe rregulloreve në fuqi”, mbyllet njoftimi.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: