AKTUALITET /

Mbyllet raundi i parë i regjistrimeve në universitet! Ja degët më të preferuara nga maturantët

IT dhe mjekësia janë degët më të preferuara ku maturantët kanë aplikuar për të studiuar.

Shkruar nga Versus

Mbyllet raundi i parë i regjistrimeve në universitet! Ja degët

Ditën e sotme mbyllet raundi i parë i regjistrimit në universitete. Deri më tani, janë regjistruar rreth 80% e maturantëve duke ezauruar pothuajse kuotat në degët kryesore më me interes tek maturantët siç janë ato në programin studimor të IT-së dhe mjekësisë.

Raundi i dytë i regjistrimit hapet më datë 19 dhe zgjat deri më 21 shtator.

Ndërkohë, nga dita e nesërme, deri në pasditen e së dielës, maturantët kanë të drejtën e çregjistrimit për të përzgjedhur një tjetër degë studimi nëse kanë ndryshuar mendje.

Ndërkohë si çdo vit, edhe këtë sezon numri i maturantëve ka qenë shumë më i ulët, rreth 2 mijë më pak se në vitin 2023 duke rezultuar edhe në braktisjen e shumë programeve të studimit të cilat mbyllen për shkak të mungesës së studentëve. Versus.al

Poll